Gaboi

Futboll

Gaboi

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:35
Gaboi

Pas komenteve të disa ditëve më parë, Arsen Venger vazhdon ta rrisë dozën e kritikave ndaj ekipit përfaqësues francez. Nën akuzë, trajneri Deshamp dhe zgjedhjet e tij.

Në një deklaratë për “BeIn Sports”, 71- vjeçari deklaroi: “Eliminimi i Francës ishte diçka e pritshme. Nuk ishim solidarë si në vitin 2018 kur fituam Kupën e Botës në Rusi.

Edhe taktikisht nuk kishim të njëjtat ekuilibra e për këtë duhet të fajësoj trajnerin që nuk i kuptoi saktë problematikat tona. Të mos flasim më pas për aspektin difensiv ku çaluam gjatë gjithë turneut përveç ndeshjes së parë me Gjermaninë.

Kur ke kaq shumë hendeqe, nuk mund të vijosh të mendosh se je favorit.

Zvicra i zbuloi shumë shpejt mangësitë e Francës dhe i shfrytëzoi në mënyrën më të mirë. Siç e konfirmoi edhe paraqitja e fundit, në këtë Europian gabuam gjithçka të mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat