Etrit Berisha po i kryen vizitat mjekësore me skuadrën e Serie-A

Futboll

Etrit Berisha po i kryen vizitat mjekësore me skuadrën e Serie-A

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:02
Etrit Berisha po i kryen vizitat mjekësore me skuadrën e Serie-A

Torino thuhet se është shumë afër kompletimit të transferimit të Etrit Berishës i cili ka mbërritur në qendrën sportive “Granata” për të kryer vizitat mjekësore.

Gazetari i “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio raporton se portieri i SPAL-it transferohet Torino, për të zëvendësuar Salvatore Sirigun.

Portieri shqiptar ka mbetur edhe një vit nga marrëveshja me “Biancazzurrët”, por Toro thuhet se kanë arritur një marrëveshje dhe se operacioni tashmë është i mbyllur.

Berisha ka një përvojë në Serie A nga koha e tij me Lazion dhe Atalantan duke luajtur 139 ndeshje në kampionatin italian.

Di Marzio raporton se ai ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e Urbano Cairos dhe do të nënshkruajë kontratën sapo të marr konfirmimin nga ekipi mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat