“El Matador” duhet t’ia lirojë numrin 7, Sanchos

Futboll

“El Matador” duhet t’ia lirojë numrin 7, Sanchos

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:08
Edinson Cavani dhe Jadon Sancho

Jadon Sancho është lojtari më i ri i Manchester United.

85 milion euro përfunduan në arkat e Borussia Dortmund, ndërsa 21-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Një nga klauzolat e shumta lidhet edhe me numrin që do të mbajë në fanellë. Sulmusi i djathtë ka kërkuar numrin shtatë, që sezonin e fundit u mbajt nga Edinson Cavani.

“El Matador” do duhet t’ia dorëzojë numrin shtatë lojtarit të talentuar anglez, të cilit nuk kishte si të mos i plotësohej dëshira në lidhje me numrin e preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat