Krasniqi është rikthyer në Malajzi

Futboll

Krasniqi është rikthyer në Malajzi

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:59
Krasniqi është rikthyer në Malajzi

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, e ka mbyllur aventurën në futbollin e Australisë me ekipin Newcastle Jets.

Krasniqi u huazua për gjysmë-sezoni në skuadrën e Newcastle, por për shkak të minutazhës së vogël, ai nuk arriti që në nëntë ndeshje të shënoj apo asistoj.

29-vjeçari është rikthyer te Johor Dahor në Malajzi.

“Dua t’i falënderoj të gjithë në skuadrën e Neëcastle Jets, pasi kontrata ime skadon sot”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale

Kujtojmë që së fundmi, Krasniqi për herë të parë luajti me Kombëtaren e Malajzisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat