Çmenduria franceze, 250 mijë firma që të luhet përsëri Francë-Zvicër!

Futboll

Çmenduria franceze, 250 mijë firma që të luhet përsëri Francë-Zvicër!

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:34
Çmenduria franceze, 250 mijë firma që të luhet përsëri Francë-Zvicër!

250 mijë firma që të luhet përsëri Francë-Zvicër, sfidë e 1/8-ave të Euro 2020 që ka parë kampionët e botës në fuqi të eliminohen nga zviceranët me penallti.

Tifozët francezë duket se nuk e kanë gëlltitur akoma dështimin dhe kanë nisur një peticion në rrjetet sociale për të përsëritur ndeshjen për shkak të një parregullsie në momentin e penalltisë vendimtare të pritur nga Sommer.

Sipas atyre që kanë nënshkruar, portieri nuk e ka mbajtur një këmbë në vijën e portës siç e parashikon rregullorja.

Problemi është se VAR dhe imazhet zyrtare kanë përcaktuar menjëherë në fushë të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat