Chiellini: Belgjika nuk është vetëm Lukaku

Futboll

Chiellini: Belgjika nuk është vetëm Lukaku

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:10
Chiellini: Belgjika nuk është vetëm Lukaku

Giorgio Chiellini ja ka dalë të rikuperohet në kohë dhe mund të konsiderohet pa frikë si rikthimi i madh i Italisë në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 ndaj Belgjikës. Chiellini ishte i pranishëm përkrah trajnerit Roberto Mancini në konferencën për shtyp ndërsa shtoi se Belgjika nuk është vetëm Lukaku.

“Allianz Arena? Stadiumi është i bukur, edhe pse duhet të ambientohemi. Jemi gati për një ndeshje të madhe dhe jemi të lumtur të stërvitemi këtu. Do jetë një ditë për t’u mbyllur mirë dhe një ndeshje e shkëlqyer”.

“Gjendja ime? Jam i lumtur që jam gati për ekipin. Kemi edhe një stërvitje, grupi është fantastik dhe trajneri do ketë shumë dyshime në kokën. Ky grup i ka treguar atij që shumë mund të luajnë. Të gjithë do jenë gati për Lukakun. Kapiteni është si zjarrfikës. Nuk duhet dramatizuar, duhet të jemi të lirshëm. Nuk duhet ta shtojmë tensionin, adrenalina vjen vetë në këto lloj ndeshjesh”.

“Ndeshja? Ka shumë dëshirë për të bërë dhe për të marrë rezultat. Jemi krenarë që jemi italianë, sikur ata do jenë krenarë që janë belgë. Të gjithë duan ta çojnë sa më lart kombëtaren e tyre. Jemi ekipe të nivelit të lartë dhe detajet do të vendosin fatet e ndeshjes. E kemi parë si gjithçka mund të vendoset nga një episod.

“Lukaku? Të gjithë ne kemi respekt për Lukakun, për sezonin e tij të jashtëzakonshëm tek Interi. Identifikimi i Belgjikës vetëm me Lukakun është ofendues për shokët e tij të skuadrës, pasi ata me të vërtetë janë të gjithë lojtarë të shkëlqyeshëm. Do ta përgatitim mirë ndeshjen, siç kemi bërë gjithmonë. E sigurt që të dy do të flemë mirë sonte, si unë, ashtu edhe Romelu”.

“Unë pa ekip, si Messi? Të përbashkët kemi edhe faktin që luajmë të dy me këmbën e majtë. Janë dinamika të një sezoni të çuditshëm. Nuk e kam mendjen aty, jam i qetë. Nuk e vras mendjen hiç, mendoj Messi edhe më pak se unë”, është shprehur për mediat Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat