Kjo është arsyeja pse nuk është arritur marrëveshja me Messin

Futboll

Kjo është arsyeja pse nuk është arritur marrëveshja me Messin

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:49
Kjo është arsyeja pse nuk është arritur marrëveshja me Messin

Sipas Sport, presidenti i Barcelona-s, Joan laporta, do të takohet të premten në mëngjes numrin një të La Liga-s, Javier Tebas, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me tavanin e rrogave të vendosur.

Barcelona duhet të ulë shpenzimet për rrogat, për të mos tejkaluar limitin e lejuar.

Kjo është arsyeja pse nuk është arritur marrëveshja me Messi-n, rroga e të cilit është shumë e lartë. La Liga ka vendosur se shpenzimet nuk duhet të jenë më të larta se të ardhurat, kjo për të garantuar qëndrueshmërinë ekonomike të klubit.

Laporta do të kërkojë të ketë nga ana e Tebas disa lehtësime në menaxhimin e buxhetit.

Megjithatë, rroga e Messi-t është shumë  më e lartë se ajo e çdo lojtari të skuadrës, për këtë arsye Barcelona po kërkon disa zgjidhje për të kënaqur të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat