Sejdiu: Futbolli kërkon angazhim më serioz sesa politika

Futboll

Sejdiu: Futbolli kërkon angazhim më serioz sesa politika

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:45
Dardan Sejdiu

Analisti politik, ish deputeti Dardan Sejdiu, ka pohuar se nga mosha 14-vjeçare është marr aktivisht me sport – basketboll.

Aa ka thënë se tash e përcjell futbollin, ndërkaq është shprehur se vlerëson se ky sport kërkon më shumë angazhim sesa politika.

“Politika është thirrje për ata që kanë njëfarë ideje, sporti është angazhim pak më serioz. Kërkon përgatitje, punë, nuk ka vend për improvizim”, ka thënë Sejdiu.

“Në politikë ka improvizime, por në sport ajo nuk ec. Duke parë profesionistët në sport, për të qenë futbollist i suksesshëm është sakrificë e jashtëzakonshme, nga mënyra e ushqimit, gjumit e të tjera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat