Kelmendi: Kur të eliminohen krejt ekipet ku luajnë shqiptarët, atëherë jam me ...

Futboll

Kelmendi: Kur të eliminohen krejt ekipet ku luajnë shqiptarët, atëherë jam me ...

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:46
Adriatik Kelmendi

Ndeshjet kur luan Kombëtarja e Kosovës në futboll i shikon të gjitha.

Këtë e ka treguar për vete, Adriatik Kelmendi si pjesë e panelit në emisionin sportiv “Evropiani Special”.

“Ndeshjet e Kosovës nuk i huq. Nëse nuk është Kosova, atëherë bëj tifo për Shqipërinë, nëse nuk është as Shqipëria që luan, atëherë e përkrah atë kombëtare në të cilën luajnë shqiptarët”, ka pohuar Kelmendi.

“Kur të eliminohen krejt [ato ku luajnë shqiptarët], atëherë jam për Anglinë”.

Sa i përket veprimeve të tifozëve që përdhosin flamujt e shteteve të tjera, ai ka thënë se janë veprime pa shije.

“Janë lojë me identitet. Patëm sot Paradën e Krenarisë që disa njerëz shprehin një vullnet dhe të tjerë që i mallkojnë dhe kërcënojnë. Nuk më pengon se çfarë bën tjetri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat