Këtu është rreziku i Spanjës nga Xherdan Shaqiri!

Futboll

Këtu është rreziku i Spanjës nga Xherdan Shaqiri!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:20
Këtu është rreziku i Spanjës nga Xherdan Shaqiri!

Spanja është favorite në letër në përballje me Zvicrën.  Spanjollët e kanë një rrezik nga Xherdan Shaqiri!

Ata e dijnë se Shaqiri është shumë i rrezikshëm nga distanca rreth 20-25 metra, madje edhe nga pozita më të vështira, si anash 16-shit.

Nëse Shaqiri është në ditën më të mirë, do të jetë telashe për “Furinë e Kuqe”. 

Kur Shaqiri nuk ia do një ndeshje, ja do në të tjetrën. 

Kështu ishte edhe në fazën e grupeve.

Ai asistoi në barazimin (1:1) me Uellsin, nuk i shkoi ndoresh me Italinë, por ndezi me dy supergola (3:1) kundër Turqisë. 

Shaqirit nuk i shkoi me Francën, por të gjithë shpresojnë se sot si kapiten do të shpërthen me Spanjën! 

Ylli nga Kosova, është prej futbollistëve më të paparashikueshëm, ka shpejtësinë, driblinget dhe nga distanca shquhet me goditje përvëluese, po ashtu edhe muskujt e këmbës së tij e bëjnë dallimin. 

Shaqiri sot me Zvicrën mund të bëjë mrekullinë tjetër, të shkojnë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Ndeshja luhet sot në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat