Shkupi lëshon në shitje biletat për ndeshjen me Llapin

Futboll

Shkupi lëshon në shitje biletat për ndeshjen me Llapin

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:45
Shkupi

Në enjten e 8-të korrikut, zhvillohen ndeshja e parë kualifikuese e Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Në stadiumin Arena “Todor Proeski”, Shkupi do të përballet me Llapin nga Podujeva.

"Ju informojmë që nga nesër, biletat e ndeshjes do të jenë në shitje.

Nga ora 17.00 deri në ora 20.00, biletat mund ti gjeni tek Agjencioni BEST TRAVEL në Çarshi të Shkupit.
Çmimi I biletave do të jetë 200 denarë.

Ndeshja Shkupi-Llapi, do të luhet me 30% të kapacitetit të stadiumit dhe tifozët duhet ti respektojnë masat anti-covid, të bëhet dezinfektimi I duarve, matja e temperaturës, të mos grumbullohemi dhe të mbajmë distancë sociale brenda stadiumit.

Për të gjitha detajet dhe ndryshimet, do të jeni të informuar përmes faqes tonë zyrtare", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat