Spanja përhap panik

Futboll

Spanja përhap panik

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:52
Spanja përhap panik

Në 22 ndeshjet që kanë luajtur mes tyre, Spanja ka humbur vetëm një herë kundër Zvicrës dhe ky është një sinjal pozitiv në prag të sfidës së sotme, e vlefshme për çerekfinalet e Europianit.  Zvicra ka luajtur 4 herë në këtë fazë, por i ka humbur 3 të mëparshmet. 

“Furia e Kuqe” u bë ekip i parë në histori që shënon nga 5 gola në dy ndeshje radhazi të Europianit. Kurrë nuk kishte shënuar më shumë sesa 4 gola në 42 ndeshjet e para të këtij kompeticioni., shkruan panoramasport. Meqë jemi te golat, edhe Zvicra ka pasur një rritje në aspektin e golave pasi ka shënuar 3 në 2 ndeshjet e fundit të Europianit.

Kundër Francës pati një saktësi 25% të goditjeve në portë, e thënë ndryshe që shënoi 3 gola me 12 goditje.

Efektiviteti nuk është i keq. Por “Furia e Kuqe” ka një armë të fortë në këtë kompeticion dhe në të gjithë historinë e saj, çka është qarkullimi i topit dhe saktësia e pasimeve. Mesatarja e zotërimit të topit nga Spanja është 73%, ndërsa saktësia e pasimeve 90%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat