Shaqiri shënon, Zvicra e pafat, eliminim i dhimbshëm! Spanja kualifikohet 

Futboll

Shaqiri shënon, Zvicra e pafat, eliminim i dhimbshëm! Spanja kualifikohet 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:53
Goli i Shaqirit

(E  plotësuar): - Spanja ka shënuar fitore me penallti me rezultat 3:1 ndaj Zvicrës dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në futboll.  

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), por vazhdimet fdy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim re6zultati.

Xherdan Shaqiri sot tregoi zemër të madhe, duke shënuar në minutën e 68-të.

Image

Portieri Yann Sommer ishte fantastikë, ka mbrojtur disa raste ideale të Spanjës.

Nga minuta e 77-të, Zvicra mbetet me një futbollist me pak në fushë, Freuller përjashtohet me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.   

Në minutën e 8-të, Jordi Alba gjuan nga rreth 19-20 metra dhe topi devijohet nga Zakaria, duke shënuar autogol, 0:1 për Spanjën.

Zvicra ka pasur dy gjysmë raste në periudhën e parë të lojës, Akanj në minutën e 34-të, por me kokë gjuan mbi portë. 

Image

Në minutën e 39-të, kapiteni Xherdan Shaqiri harkoi për mrekulli nga rivënia e këndit, Widmer me kokë u tregua i pasaktë, gjuan larg mbi portë. 
Pjesa e parë ishte tepër taktizuese, Spanja nuk ka pasur ndonjë rast me përjashtim të atij autogolit fatkeq për Zvicrën. 
Në minutën e 23-të, Embolo u largua nga fusha për shkak të një lëndimit dhe në vend të tij u inkuadrua Vargas. Zvicrës i mungoi Granit Xhaka dhe mungesa e tij u vërejt shumë.

Image

Në minutën e 56-të,  Spanja me fat të madh, Zakaria godet me kokë dhe për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë pingule të Spanjës.
Zuber në minutën e 64-të, në pozitë ideale megjithatë portieri Simon shpëton portën e tij. 

Image

E treta e vërteta, kësaj radhe Xherdan Shaqiri nuk fal. Ai në minutën e 68-të, shfrytëzon një mosmarrëveshje të mbrojtjes spanjolle, godet bukur e në këndin e djathtë të poshtëm, pak topi prek shtyllën dhe futet në rrjetë, 1:1. 
Në minutën e 77-të, Zvicra mbetet me një futbollisti me pak, pasi që Freuler u përjashtua direkt me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje të ashpër. Pas katër minutave (81’) kapiteni Shaqiri u zëvendësua nga Sow.Pas vazhdimeve, në minutën e 92, Moreno dështon nga 3-4 metra, duke mos qëlluar portën.

Në minutën e 95-të, Alba gjuan nga 20 metra, Sommer grushton topin mbi portë.

Portieri Sommer shpëton gol të sigurte në minutën e 101-të, duke e mbrojtur goditjen nga afërsia të Morenos.

Nga penalltitë, për Spanjën shënuan Olmo, Moreno, Oyarzabal; dështuan Busquets, godet shtyllën e djathtë, Rodri (ia mbron Sommer) dhe për Zvicrën shënuan Gavranoviç, dështuan Schar (ia mbron Simons), Akanji (ia mbron Simos), Vargas. 

Zvicra - Spanja  1:1 – 3:1 me penallti.
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Shaqiri (68’) - Zakaria (8’-autogol). 
Kartona të verdhë: Widmer, Gavranoviç - Laporte.
Kartona të kuq: Freuler.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer (Mbapu 100’), Freuler, Zakaria (Schar 101’), Zuber (Fassnacht 90+2+’); Shaqiri (Sow 81’); Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç (Gavranoviç 82’).
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres (Alcantara 113’), Laporte, Azpilicueta, Koke (Llorente 90+1’), Busquets, Pedri (Rodri 119’), Sarabia (Olmo 46’), Morata (Moreno 54’) dhe Ferran Torres (Oyarzabal 91’).

Përfundojnë vazhdimet dy herë nga 15 minuta, as pas 120 minutave nuk ka ndryshim rezultati (1:1), ndeshje vendoset me penallti.120' Zvicra po luan me zemër të madhe.

Zvicra - Spanja 1:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Shaqiri (68’) - Zakaria (8’-autogol). 
Kartona të verdhë: Widmer, Gavranoviç - Laporte.
Kartona të kuq: Freuler.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer (Mbapu 100’), Freuler, Zakaria (Schar 101’), Zuber (Fassnacht 90+2+’); Shaqiri (Sow 81’); Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç (Gavranoviç 82’).
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres (Alcantara 113’), Laporte, Azpilicueta, Koke (Llorente 90+1’), Busquets, Pedri (Rodri 119’), Sarabia (Olmo 46’), Morata (Moreno 54’) dhe Ferran Torres (Oyarzabal 91’).

118' Yann Sommer, portier fantastik, më i merituari që Zvicra po ruan rezultatin, kur dihet se nga minuta e 77-të po luan me një lojtar më pak, pasi u përjashtua Freuler. 

116' Ndeshja afër penalltive. 

113' Mbahu Zvicër, mbahu me zemlër të madhe.

108' Zvicra po luan me energjikë në këto minuta.

105' Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve, portieri Yann Sommer është lojtar i ndeshjes deri me tash. 

105' Zvicër - Spanjë 1:1.

Zvicra - Spanja 1:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Shaqiri (68’) - Zakaria (8’-autogol). 
Kartona të verdhë: Widmer - Laporte.
Kartona të kuq: Freuler.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer (Mbapu 100’), Freuler, Zakaria (Schar 101’), Zuber (Fassnacht 90+2+’); Shaqiri (Sow 81’); Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç (Gavranoviç 82’).
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke (Llorente 90+1’), Busquets, Pedri, Sarabia (Olmo 46’), Morata (Moreno 54’) dhe Ferran Torres (Oyarzabal 91’).

104' Spanja po lufton me të gjitha forcat. 

103' Sommer përsëri reagon bukur, mbron gjuajtjen e Oyarzabal.

101' Sommer është trim i ndeshjes, shpëton gol të sigurtë, duke e mbrojtur goditjen nga afërsia të Morenos. 

99' Portieri Sommer po i jep siguri portës.

95' Alba gjuan nga 20 metra, Sommer grushton topin mbi portë.

94' Zvicra është me një lojtar me pak nga minuta e 77-të.

92' Moreno nga 3-4 metra dështon, duke mos qëlluar portën. 

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Zvicra - Spanja 1:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Shaqiri (68’) - Zakaria (8’-autogol). 
Kartona të verdhë: Widmer - Laporte.
Kartona të kuq: Freuler.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber (Fassnacht 90+2+’); Shaqiri (Sow 81’); Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç (Gavranoviç 82’).
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke (Llorente 90+1’), Busquets, Pedri, Sarabia (Olmo 46’), Morata (Moreno 54’) dhe Ferran Torres (Oyarzabal 91’).

Ndeshja në kohën e rregullt përfundon baras (1:1). Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 8-të, Jordi Alba gjuan nga rreth 19-20 metra dhe topi devijohet nga Zakaria, duke shënuar autogol, 0:1 për Spanjën.

Zvicra ka pasur dy gjysmë raste në periudhën e parë të lojës, Akanj në minutën e 34-të, por me kokë gjuan mbi portë. 
Në minutën e 39-të, kapiteni Xherdan Shaqiri harkoi për mrekulli nga rivënia e këndit, Widmer me kokë u tregua i pasaktë, gjuan larg mbi portë. 

Pjesa e parë ishte tepër taktizuese, Spanja nuk ka pasur ndonjë rast me përjashtim të atij autogolit fatkeq për Zvicrën. 
Në minutën e 23-të, Embolo u largua nga fusha për shkak të një lëndimit dhe në vend të tij u inkuadrua Vargas. Zvicrës i mungon Granit Xhaka dhe mungesa e tij po vërehet shumë  

Në minutën e 56-të,  Spanja me fat të madh, Zakaria godet me kokë dhe për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë pingule të Spanjës.

Zuber në minutën e 64-të, në pozitë ideale megjithatë portieri Simon shpëton portën e tij. 

E treta e vërteta, kësaj radhe Xherdan Shaqiri nuk fal. Ai në minutën e 68-të, shfrytëzon një mosmarrëveshje të mbrojtjes spanjolle, godet bukur e në këndin e djathtë të poshtëm, pak topi prek shtyllën dhe futet në rrjetë, 1:1. 

Në minutën e 77-të, Zvicra mbetet me një futbollisti me pak, pasi që Freuler u përjashtua direkt me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje të ashpër. Pas katër minutave (81’) kapiteni Shaqiri u zëvendësua nga Sow.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta. 

Zvicra - Spanja 1:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Shaqiri (68’) - Zakaria (8’-autogol). 
Kartona të verdhë: Widmer - Laporte.
Kartona të kuq: Freuler.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber (Fassnacht 90+2+’); Shaqiri (Sow 81’); Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç (Gavranoviç 82’).
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke (Llorente 90+1’), Busquets, Pedri, Sarabia (Olmo 46’), Morata (Moreno 54’) dhe Ferran Torres.
 

90' Gjasat janë të shkon ndeshja në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

87' Zvicra po  tregon lojë të mirë.

84' A do të kemi vazhdime?

81' Xherdan Shaqiri zëvendësohet nga Sow.

77' Freuler ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. Zvicra mbetet me një lojtar me pak. 

76’ Kapiteni Xherdan Shaqiri vetëm po kërkon një hapësirë të mirë nga distanca,  që ta vulos edhe fatin e kësaj ndeshje.

Zvicra - Spanja 1:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Shaqiri (68’) - Zakaria (8’-autogol). 
Kartona të verdhë: Widmer.
Kartona të kuq: Freuler.

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia (Olmo 46’), Morata (Moreno 54’) dhe Ferran Torres.

74' Shaqiri, deri me tash ka shënuar tre gola në Kampionatin Evropian.

70' Ashtu siç kemi paralajmëruar se Xherdan Shaqiri është rreziku më i madh, në fakt kjo është realitet. 

68' Xherdan Shaqiri barazon. Ai nga rreth 8-9 metra me gjuajtje të saktë e në këndin e djathtë, pak topi prek shtyllën dhe futet në rrjetë. 

65' Zvicra po lufton deri në pikën e fundit. Zuber në pozitë ideale megjithatë portieri Simon shpëton portën e tij. 

61' Lojë e mirë nga të dyja palët.

59' Zvicra po e kërkon me ngulm golin.

56' Spanja me fat të madh, Zakaria godet me kokë dhe për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë pingule të Spanjës.

52' Xherdan Shaqiri tentojë nga korneri të befasojë portierin spanjoll, por topi godet rrjetën e jashtme të majtë.

50' Morata mjaft i lëvizshëm dhe i rrezikshëm për Zvicrën.

48' Spanja ka posedimin e topit.

47’ Zvicra pritet të jetë më energjike në pjesën e dytë, e cila e kërkon golin e barazimit.

Zvicra - Spanja 0:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Zakaria (8’-autogol). 
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia (Olmo 46’), Morata dhe Ferran Torres.

 46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Zvicra – Spanja 0:1!

Në minutën e 8-të, Jordi Alba gjuan nga rreth 19-20 metra dhe topi devijohet nga Zakaria, duke shënuar autogol, 0:1 për Spanjën.

Zvicra ka pasur dy gjysmë raste në periudhën e parë të lojës, Akanj në minutën e 34-të, por me kokë gjuan mbi portë.

Në minutën e 39-të, kapiteni Xherdan Shaqiri harkoi për mrekulli nga rivënia e këndit, por Widmer me kokë u tregua i pasaktë, gjuan larg mbi portë.

Pjesa e parë ishte tepër taktizuese, Spanja nuk ka pasur ndonjë rast me përjashtim të atij autogolit fatkeq për Zvicrën. Në minutën e 23-të, Embolo u largua nga fusha për shkak të një lëndimit dhe në vend të tij u inkuadrua Vargas.

Zvicrës i mungon Granit Xhaka dhe mungesa e tij po vërehet shumë  
 
Zvicra - Spanja 0:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Zakaria (8’-autogol). 
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata dhe Ferran Torres.
44' Zvicra po lufton me mish e më shpirt.

41' Zvicra po luan më mirë.

39' Shaqiri harkon nga rivënia e këndit por Widmer me kokë godet larg mbi portë. 

38' Spanja përveç që ka iniciativën nuk ka pasur ndonjë rast dhe atij golit që bie në fillim të ndeshjes.

35' Zvicra rrit ritmin e lojë, Shaqiri mjaft i mirë.

34' Akanji godet me kokë por për fat të Spanjës topi shkon mbi portë.

33' Kapiteni Shaqiri po has në vështirësi me mbrojtjen e Spanjës.

30' Lojë me ritëm,  Zvicra po bën orvatje të vijë deri të rasti.

27' Spanja është në epërsi me 0:1.

25' Spanja shumë e mirë.

23’ Embolo lëndohet dhe largohet nga fusha, një hendikep i madh për Zvicrën.  

Zvicra - Spanja 0:1
Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Shënues: Zakaria (8’-autogol). 
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo (Vargas 23’) dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata dhe Ferran Torres.

21' Zvicra në presion të Spanjës.

19' Korneri i parë për Zvicrën.

17' Koke gjuan nga gjuajtja e lirë por mbi portën e  Zvicrës.

14' Shaqiri me shokë po orvaten të sulmojnë.

12' Lojë e mirë, por Zvicra beson e shpreson se do të barazojë.

10' Zvicra në presion.

8' Spanja avancon me 0:1. Jordi Alba nga rreth 18-19 metra shënon në këndin e poshtëm të majtë, por pak me ndihmën e Zakarias që e devijoj topin 

7' Zvicra po duket e rrezikshme me kapitenin Shaqiri.

6' Zvicra ka mungesë Granit Xhakën.

4' Shaqiri po tregon se mund të jetë i rrezikshëm.

2' Atmosferë e zjarrtë në St. Petersburg.

1' Fillon sfida e madhe, Shaqiri me shokë kërkojnë mrekullinë.

Futbollistët dalin në fushë.

Po vijnë minutat drithërues. 

Zvicra kundër Spanjës, luftë për një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Zvicrën, synojnë të rrëzojnë Spanjën. 

Shaqiri është kapiten i Zvicrës, pasi që mungon Granit Xhaka për shkak të dy kartonëve të verdhë. 

Zvicra - Spanja

Stadiumi ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg.
Gjyqtar: N. Oliver (Anglia).
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviç.
Spanja: Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata dhe Ferran Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat