Nga ferri në parajsë në pak sekonda/ Shpërblehet tifozi zvicerian që u bë viral

Futboll

Nga ferri në parajsë në pak sekonda/ Shpërblehet tifozi zvicerian që u bë viral

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:08
Luca Loutenbach

Një televizion zviceran ka identifikuar Luca Loutenbach, tifozin që u bë i famshëm për ndryshimin e humorit brenda pak sekondave në ndeshjen dramatike Francë-Zvicër.

Në vlerësim të pasionit të tij të pafund, "Swiss Air" i ofroi një biletë për çerekfinalen e kombëtares së zemrës kundër Spanjës, në Rusi.

Ndërkohë, Zyra Zvicerane e Turizmit i ofroi një pushim falas në një vend të Bashkimit Europian.

Destinacioni do të zgjidhet prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat