Shpërthen Haliti: Turp, ma ndaluat pagën! Unë dhe familja ime do ju mallkojmë

Futboll

Shpërthen Haliti: Turp, ma ndaluat pagën! Unë dhe familja ime do ju mallkojmë

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 21:23
Shpërthen Haliti: Turp, ma ndaluat pagën! Unë dhe familja ime do ju mallkojmë

Ish selektori i Kombëtares së Kosovës U-15, Gazmend Haliti shpërthen keq ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.  

“Edhe pse ligjërisht punëtori duhet te njoftohet me shkrim, tre muaj më herët, këtë nuk e bëri FFK, e pranuar në UEFA/FIFA!

Pa kurrfarë paralajmërimi Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ma NDALOI PAGËN time, të cilën e kam fituar me punë dhe rezultate të shkëlqyeshme!

Image

Unë GAZMEND HALITI jam pa asnjë humbje që nga pranimi në UEFA/FIFA, këto rezultate i kam me punë  profesionale dhe pa imponime nga askush!

Nuk ma keni dhënë mundësinë të drejtoj një Kombëtare U17,U19,U21 në kualifikime për Kampionat Evropian, e kam merituar, me rezultatet qe kisha dhe shkollimin që kam, më larguat pa e përjetuar një gjë të tillë, do ju mallkoi tërë jetën!

Kam punuar 7 vite pa page në FFK, vitet 2009-2016,, këto nuk ishin të rëndësishme për ju, ma ndaluat pagën, me të cilën e mbaj familjen, por Zoti do ju dënoj!

Image

Shkrimi në facebook

Ju do të kujtoheni nga unë si njerëz jo profesional, frigacak, nuk keni guximin të merrni vendime të drejta por vendime të interesit personal!

Unë dhe familja ime do ju mallkojmë tërë jetën!

Vendimi i juaj është vendim i turpit. Me FFK e kam kontratën deri me 01.01.2024, dhe me të do të merret FIFA!”, reagon Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat