Petkoviç: Duhej të ishim me Zvicrën në gjysmëfinale

Futboll

Petkoviç: Duhej të ishim me Zvicrën në gjysmëfinale

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:09
Petkoviç: Duhej të ishim me Zvicrën në gjysmëfinale

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç nuk nguroi ta përgëzonte skuadrën e tij për arritjen e madhe edhe pse helvetët u eliminuan në fazën çerekfinale nga Spanja.

‘’Urime Spanjës! Ata provuan gjithçka dhe në fund fituan me penallti. Jam krenar për ekipin tim dhe të gjithë lojtarët. Lojtarët e mi ishin heronjtë e natës, do ta meritonim të ishim në gjysmëfinale.

Unë kam ndjenja të përziera. Të gjithë jemi krenarë dhe largohemi nga këtu me kokën lart. Nga ana tjetër, ne ishim aq afër gjysmëfinales, dhe kjo nuk ndodh shpesh. Kam më shumë ndjenja pozitive sesa negative.

Unë jam një person pozitiv. Duhet të shkojmë në shtëpi duke marrë pozitivitet me vete’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat