Laporta flet për të ardhmen e Messit

Futboll

Laporta flet për të ardhmen e Messit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:09
Laporta flet për të ardhmen e Messit

Joan Laporta është i sigurt për të ardhmen e Leo Messit: “Ne duam që të qëndrojë, edhe ai dëshiron të njëjtën gjë”.

Presidenti i Barcelonës i tha televizionit publik spanjoll se negociatat për zgjatjen e kontratës së kapitenit “po vazhdojnë siç është planifikuar”. Megjithatë, ylli argjentinas, që nga 30 qershori nuk është më i lidhur me klubin katalanas.

Pra, si lojtar i lirë mund të kërkojë alternativa të tjera.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e ka përmbyllur ende marrëveshjen me klubin blaugrana. 

Pyetja sillet rreth kufirit të pages, për të cilin Laporta po përpiqet të gjejë një zgjidhje me numrin një të La Liga-s, Javier Tebas: “Ne jemi duke kërkuar formulën më të mirë. Sigurisht, do të donim ta kishim përfunduar rinovimin tashmë, por e dimë kohën që duhet dhe situata po përparon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat