Kapiteni Maguire flet pas transferimit të Sanchos tek Manchester United

Futboll

Kapiteni Maguire flet pas transferimit të Sanchos tek Manchester United

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:16
Harry Maguire dhe Jadon Sancho

Harry Maguire u ndal të flasë për lojtarin më të ri të Manchester United.

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është pyetur gjatë një interviste për transferimin më të ri të Manchester United, Jadon Sancho.

Mbrojtësi anglez u shpreh i bindur që historia e Sanchos tek United do të jetë e suksesshme dhe ai do të bëjë histori tek “Red Devils”.

“Kur ai të nënshkruajë, unë jam i sigurt se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer për United dhe do të jetë një lojtar i madh për ne në të ardhmen”, tha ai.

“Jadon është një lojtar i nivelit të lartë. Ai ka talent të jashtëzakonshëm edhe pse është ende me të vërtetë i ri, megjithëse ka luajtur kaq shumë ndeshje dhe ka eksperiencë”, shtoi ai.

“Ne kemi një talentë të jashtëzakonshëm në pozicionin e tij në këtë skuadër të Anglisë kështu që Jadon do të presë kohën e tij, të jetë i durueshëm dhe të jetë gati kur t’i vijë mundësia”, tha Maguire.

“Unë kam qenë vërtet i impresionuar me mënyrën se si ai ka punuar në stërvitje, ai me të vërtet punon shumë. Është i mrekullueshëm”, përfundoi Harry Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat