Roma bën gati detajet e fundi për Granit Xhakën

Futboll

Roma bën gati detajet e fundi për Granit Xhakën

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:45
Roma bën gati detajet e fundi për Granit Xhakën

Granit Xhaka, një nga yjet dhe liderët më në vëmendje deri më tani në Europian, do e lërë Arsenalin për të kaluar te Roma, si porosi e vetë Jose Mourinhos, që e pëlqen shumë profilin e dardanit.

Gazzetta dello Sport raporton se orët e ardhshme janë vendimtare për këtë operacion, që po shkon drejt finalizimit.

Roma ka përgatitur detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe ka gati ofertë bindëse për Arsenalin.

Përfaqësues të klubeve do takohen për të vulosur të ardhmen e mesfushorit, që flitet se ka marrëveshje me klubin kryeqytetas dhe dëshiron të ndërrojë ambient këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat