Danimarka senzacionale, rrëzon Çekinë

Futboll

Danimarka senzacionale, rrëzon Çekinë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:32
Pamje nga ndeshja Danimarka senzacionale, rrëzon Çekinë

(E plotësuar) - Danimarka senzacionale, rrëzon Republikën e Çekisë!

Kombëtarja e Danimarkës është në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, e cila pas 29 viteve (1992) synon ta rikthejë titullin e kampionit.

Danezët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Çekisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Olympic” në Baku.

Image

Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e mirë, por jo edhe e dyta, me përjashtim të 7-8 minutave të parë, kur Çekia sulmonte pareshtur.

Image

Meritë të veçantë për kualifikimin e danezëve padyshim ka edhe portieri Kasper Schmeichel.

Futbollisti Jens Stryger Larsen në minutën e 5-të harkon për mrekulli, ndërsa Thomas Delaney godet me kokë në këndin e djathtë të poshtëm, duke lënë të shtangur portierin Vaclik, 0:1. 

Image

Në minutën e 13-të, Damsgaard i vetmuar dhe kur pritej gol, ngatërrohet duke reaguar portieri çek.

Pas katër minutave (17') fat për Çekinë, Jens Stryger Larsen godet jashtë portës.

Schmeichel shpëton Danimarkën. Holes në pozitë që qind për qindtë dhe nga 4-5 metra si anash, por portieri Schmeichel reagon bukur dhe dëbon topin në korne në minutën e 22-të. 

Edhe një rast për Danimarkën në minutën e 38-të, por Damsgaard ngutet dhe goditja e tij pritet nga portieri Vaclik.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë (42’), Kasper Dolberg shënon nga afërsia për 0:2 pas asistimit të Maehle. 

Në minutën e 46-të, Krmencik godet fortë por portieri Schmeichel mbron me sukses.

Pas një minute Schmeichel shpëton portën e tij me maje të goshtërinjve duke dëbuar topin në rivënie nga këndi. Në minutën e 49-të, pas një harkimi të Coufal, golashënuesi i çekëve nuk fal, Patrik Schick teksa me një gjuajtje të saktë në afërsi të pikës së penalltisë, e dërgon topin në rrjetë.  

Në minutën e 82-të, Joakim Maehle del i vetëm me portierin Vaclik por ky i fundit e bllokon këndin dhe më këmbë e ndal topin duke shpëtuar portën e tij.

Danimarka me meritë kualifikohet në gjysmëfinale dhe e pret fituesin e sfidës Angli – Ukrainë.

Republika e Çekisë paketon valixhet për në shtëpi. 

Çekia-Danimarka 1:2
Stadiumi "Olympic" në Baku.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Schick (49’) -  Delaney (5’), Dolberg (42’).
Kartona të verdhë: Krmencik, Kalas.
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka (Brabec 65’), Kalas, Boril, Holes (Jankto 46’), Soucek, Masopust (Krmencik 46’), Barak, Sevcik (Darida 80’) dhe Schick (Vydra 79’).
Danimarka: Schmeichel, Christensen (Andersen 81’), Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen (Wass 71’), Höjbjerg, Delaney (Jensen 81’), Maehle, Braithwaite, Damsgaard (Norgaard 60’) dhe Dolberg (Poulsen 59’).

87' Danimarka po luan me siguri të plotë në mbrojtje.

84' Danimarka afër triumfit të madh.

82' Joakim Maehle del i vetëm me portierin Vaclik por ky i fundit e bllokon këndin dhe më këmbë e ndal topin duke shpëtuar portën e tij.

Çekia-Danimarka 1:2
Stadiumi "Olympic" në Baku.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Schick (49’) -  Delaney (5’), Dolberg (42’).
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka (Brabec 65’), Kalas, Boril, Holes (Jankto 46’), Soucek, Masopust (Krmencik 46’), Barak, Sevcik (Darida 80’) dhe Schick (Vydra 79’).
Danimarka: Schmeichel, Christensen (Andersen 81’), Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen (Wass 71’), Höjbjerg, Delaney (Jensen 81’), Maehle, Braithwaite, Damsgaard (Norgaard 60’) dhe Dolberg (Poulsen 59’).

80' Dhjetë minuta deri në fund.

78' Danimarka po shpreson se do ta ruajë rezultatin.

73' Çekia e nisi furishëm pjesën e dytë, por tani nuk e ka at ritëm.

68' Poulsen gjuan mjaft mirë megjithatë Vaclik nuk befasohet.

66' Nuk ka ndryshim rezultati, Danimarka në epërsi 1:2.

63' Çekia me të gjitha forcat e kërkon barazimin.

60' Çekia shumë e rrezikshme, Danimarka në telashe.

56' Danimarka po e merr veten në pjesën e dytë.

53’ Gjithçka e hapur.

Çekia-Danimarka 1:2
Stadiumi "Olympic" në Baku.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Schick (49’) -  Delaney (5’), Dolberg (42’).
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes (Jankto 46’), Soucek, Masopust (Krmencik 46’), Barak, Sevcik dhe Schick.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen, Höjbjerg, Delaney, Maehle, Braithwaite, Damsgaard dhe Dolberg

51' Çekia po sulmon fuqishëm.

49' Çekia ngushton rezultatin në 1:2. Patrik Schick autor i golit.

47' Schmeichel  shpëton portën e tij me maje të goshtërinjve duke e mbrojtur godt 

46' Çekia e ka nisur furishëm pjesën e dytë. Krmencik godet fortë por portieri Schmeichel mbron me sukses.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Republika e Çekisë – Danimarka 0:2.

Danimarka ka raste më shumë në 45 minutat e parë dhe shënon dy herë.

Futbollisti Jens Stryger Larsen në minutën e 5-të harkon për mrekulli, ndërsa Thomas Delaney godet me kokë në këndin e djathtë të poshtëm, duke lënë të shtangur portierin Vaclik, 0:1. 

Image

Në minutën e 13-të, Damsgaard i vetmuar dhe kur pritej gol, ngatërrohet duke reaguar portieri çek, fat i madh për Çekinë. 

Pas katër minutave (17') fat për Çekinë, Jens Stryger Larsen godet jashtë portës.

Schmeichel shpëton Danimarkën.  Holes në pozitë që qind për qindtë dhe nga 4-5 metra si anash, por portieri Schmeichel reagon bukur dhe dëbon topin në korne në minutën e 22-të. 

Edhe një rast për Danimarkën në minutën e 38-të, por Damsgaard ngutet dhe goditja e tij pritet nga portieri Vaclik.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë (42’), Kasper Dolberg shënon nga afërsia për 0:2 pas asistimit të Maehle. 

Çekia-Danimarka 0:2
Stadiumi "Olympic" në Baku.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Delaney (5’), Dolberg (42’).
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes, Soucek, Masopust, Barak, Sevcik dhe Schick.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen, Höjbjerg, Delaney, Maehle, Braithwaite, Damsgaard dhe Dolberg
42' Danimarka shton epërsinë, 0:2. Në minutën e 42-të, Kasper Dolberg shënon nga afërsia për 0:2 pas asistimit të Maehle. 

40' Danimarka më e rrezikshme me raste.

38' Edhe rast për Danimarkën, por Damsgaard ngutet dhe goditja e tij pritet nga portieri Vaclik.

36' Lojë e mirë e Çekisë, e mban në presion Danimarkën.

32' Lojë e hapur e me raste.

30' Çekia ka shtruar presionin.

26' Çekia në presion, Danimarka e qetë.

22’ Schmeichel shpëton Danimarkën.  Holes në pozitë që qind për qindtë dhe nga 4-5 metra si anash, por portieri Schmeichel reagon bukur dhe dëbon topin në korne. 

19' Danimarka shumë e rrezikshme.

17' Fat për Çekinë, Jens Stryger Larsen godet jashtë portës.

16' Edhe Çekia po sulmon.

13' Damsgaard i vetmuar dhe kur pritej gol, nuk arriti duke reaguar portieri, fat i madh për Çekinë. 

12' Schik në pozitë të mirë por gjuan jashtë portës.

8' Daniamrka po luan më mirë.

5' Danimarka në epërsi. Larsen harkon dhe Thomas Delaney me kokë godet bukur e në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0 për danezët.

 Të dy kombëtaret matin forcat.

1' Fillon ndeshja.

Emocionet të mëdha para sfidës Republika e Çekisë dhe Danimarka.

Ndeshja luhet në stadiumin ‘Olympic’ në Baku.

Cila do të jetë në gjysmëfinale?

Çekia beson në cilësi e Danimarka në lojën më të shpejtë.

Çekia-Danimarka
Stadiumi "Olympic" në Baku.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Çekia: Vaclik - Coufal, Celustka, Kalas, Boril - Holes, Soucek, Masopust, Barak, Sevcik - Schick.
Danimarka: Schmeichel - Christensen, Kjaer, Vestergaard - Stryger Larsen, Höjbjerg, Delaney, Maehle, Braithwaite, Damsgaard - Dolberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat