Lajm i keq për Spanjën

Futboll

Lajm i keq për Spanjën

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:43
Lajm i keq për Spanjën

Spanja luan ndaj Italisë në duelin e rëndësishëm të gjysmëfinales në Euro 2020.

Pablo Sarabia do t’i mungojë spanjollë në këtë ndeshje.

Sarabia u dëmtua kundër Zvicrës dhe nuk është e sigurt që ai do të rikuperohet me kohë për të ndihmuar Spanjën kundër Italisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Sipas AS, Sarabia ndjeu një dhimbje të muskujve gjatë pjesës së parë dhe ishte e nevojshme të zëvendësohej me Dani Olmo.

Lojtari tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme për të zbuluar shkallën e dëmtimit, por duket e pamundur për të që të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Italisë, e cila është planifikuar të martën.

Ndeshja gjysmëfinale mes Spanjës dhe Italisë do luhet me 6 korrik, nga ora 21:00 në Wembley të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat