Anglia e bën me vaj Ukrainën! 

Futboll

Anglia e bën me vaj Ukrainën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:23
Anglia e bën me vaj Ukrainën! 

(E plotësuar):  Anglia kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, ku për rival e ka Danimarkën.

Anglia e demoloi me rezultat 4:0 Ukrainën, në ndeshjen çerekfinale që u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Anglia e bën me vaj Ukrainën dhe e dërgon në shtëpi. 

Image

Sulmuesi Harry Kane tregoi klasin e tij, duke shënuar dy gola. 

Itali – Spanjë, finale para finales, do të luhet të martën në orën 21.00. Gjysmëfinalja e dytë luhet me 7 korrik (21.00), mes Anglisë dhe Danimarkës. 

Image

Në minutën e 4-të, Raheem Sterling jashtëzakonisht i lëvizshëm, sikur me dorë e shërbeu sulmuesin Harry Kane i cili doli ballë për ballë me portierin Bushchan dhe në rast të tilla nuk fal, duke shënuar për 0:1. 
Futbollisti Roman Yaremchuk, në minutën e 17-të, depërton bukur në 16-sh, godet fortë por portieri Jodan Pickford mbron me sukses.

Ukraina me fat në minutën e 33-të, Rice godet fuqishëm, ndërsa portieri Bushchan me mund të madh ndal topin.

Image

Në minutën e 37-të, Ukraina bëri zëvendësimin e parë, pasi që Kryvtsov lëndohet dhe zëvendësohet nga Tsygankov.

Në përgjithësi pjesa e parë ishte me rivalitet, Ukraina aspak indiferente por në momente e rrezikshme ndaj anglezëve. Anglia pati iniciativën përveç një golit edhe një rast të mirë.

Image

Në pjesën e dytë, një tjetër fytyrë e Anglisë dhe një Ukrainë që shembej me gola!

Anglezët e nisën furishëm pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 46-të, Luke Shaw harkon në thellësi të zonës, Harry Maguire kërcen më së larti duke thelluar epërsinë në 0:2. Në minutën e 50-të, Harry Kane shënon golin e dytë të tij personal. Kane shënon me kokë pas asistimit të Shaw. 

Image

Në minutën e 63-të, Anglia thellon fitoren në 0:4. Jordan Henderson shënon me kokë në këndin e djathtë të poshtëm.
Anglia me lehtësi kualifikohet, ndërsa Ukraina pëson humbje të rëndë dhe paketon valixhet për në Kiev.

Ukraina - Anglia 0:4

Stadiumi 'Olimpico' në Romë.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Kane (4’ e 50’), Maguire (46’), Henderson (63’).
Ukraina: Bushchan, Zabarnyi, Kryvtsov (Tsygankov 35’), Matviienko, Karavaev, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk (Makarenko 64’), Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw (Trippier 65’), Phillips (Bellingham 65’), Rice (Hendersen 57’), Sancho, Mount, Sterling (Rashford 65’) dhe Kane (Calvert-Lewin 73’).

87' Nuk ka ndryshim rezultati.

84' Po afrohet fundi i ndeshjes.

80' Anglia e kualifikuar.

76' Ukraina po pëson fiasko.

72' Anglia po luan me qetësi.

70' Ukraina pothuajse e dorëzuar.

67’ Anglia po e shemb me gola Ukrainën.

Ukraina - Anglia 0:4
Stadiumi 'Olimpico' në Romë.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Kane (4’ e 50’), Maguire (46’), Henderson (63’).
Ukraina: Bushchan, Zabarnyi, Kryvtsov (Tsygankov 35’), Matviienko, Karavaev, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk (Makarenko 64’), Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw (Trippier 65’), Phillips (Bellingham 65’), Rice (Hendersen 57’), Sancho, Mount, Sterling (Rashford 65’) dhe Kane.

63' Anglia thellon epërsinë në 0:4. Jordan Henderson shënon me kokë në këndin e djathtë të poshtëm.  

62' Harry Kane nga distanca godet me voley por portieri ukrainas mezi e dëbon në korne.  

56} Pak shpresa për Ukrainën.

52' Anglia drejt gjysmëfinales.

50' Harry Kane shënon golin e dytë personal. Kane shënon me kokë pas asistimit të Shaw., 0:3 për Anglinë.

49' Anglia po tregon fuqinë.

46' Maguire me kokë shton epërsinë në 0:2.  Luke Shaw harkon në thellësi të zonës, Harry Maguire kërcen më së larti duke thelluar epërsinë në 0:2. klërclën 

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Ukrainë - Angli 0:1.

Në minutën e 4-të, Raheem Sterling jashtëzakonisht i lëvizshëm, sikur me dorë e shërbeu sulmuesin Harry Kane i cili doli ballë për ballë me portierin Bushchan dhe në rast të tilla nuk fal, duke shënuar për 0:1. 

Futbollisti Roman Yaremchuk, në minutën e 17-të, depërton bukur në 16-sh, godet fortë por portieri Jodan Pickford mbron me sukses.

Image

Ukraina me fat në minutën e 33-të, Rice godet fuqishëm, ndërsa portieri Bushchan me mund të madh ndal topin.

Në minutën e 37-të, Ukraina bëri zëvendësimin e parë, pasi që Kryvtsov lëndohet dhe zëvendësohet nga Tsygankov.

Në përgjithësi pjesa e parë ishte me rivalitet, Ukraina aspak indiferente por në momente e rrezikshme ndaj anglezëve. Anglia pati iniciativën përveç një golit edhe një rast të mirë.

Ukraina - Anglia 0:1
Stadiumi 'Olimpico' në Romë.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Kane (4’).
Ukraina: Bushchan, Zabarnyi, Kryvtsov (Tsygankov 35’), Matviienko, Karavaev, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk, Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice, Sancho, Mount, Sterling dhe Kane.

45' Tre minuta shtesë.

42' Ndeshja po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

37’ Ukraina bën zëvendësimin e parë, pasi që Kryvtsov lëndohet dhe zëvendësohet nga Tsygankov.

Ukraina - Anglia 0:1
Stadiumi 'Olimpico' në Romë.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Kane (4’).
Ukraina: Bushchan, Zabarnyi, Kryvtsov (Tsygankov 35’), Matviienko, Karavaev, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk, Shaparenko, Yarmolenko dhe Yaremchuk.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice, Sancho, Mount, Sterling –dhe Kane.

35' Anglia në epërsi, 0:1.

33' Ukrainën kësaj radhe e shpëton fati sportiv. Rice godet fuqishëm, ndërsa portieri Bushchan me mund të madh ndal topin.

31' Anglia është më e qetë por edhe më e frikshme për rivalin.

28' Ndeshje me kujdes të shtuar nga të dy Kombëtaret.

25' Anglia po tregon  angazhim gjithashtu edhe Ukraina.

23' Ndeshja e luftuar.

19' Ukraina nuk po kursehet por po tenton për të barazuar.

17' Futbollisti Roman Yaremchuk depërton bukur në 16-sh, godet fortë por portieri Jodan Pickford mbron dhe topi në korne. 

16' Anglia është në epërsi me golin e Harry Kane.

14' Ukraina po mundohet të jetë më e rrezikshme.

11' Anglia po e kontrollon lojë me sukses, po synon edhe golin e radhës.

9' Ukraina kërkon të barazojë.

7' Kjo është super Anglia që nuk të pyet as për mbrotje bunker. Goli i hershëm është bukuria më e mirë sepse Ukraina tani nuk ka çfarë të mbrohet. 

4' Anglia avancon me 0:1 ndaj Ukrainës! Harry Kane, sulmuesi më i rrezikshëm doli ballë për ballë me portier dhe me mjeshtri shënon.

3' Ukraina duket se do të luajë mbrojtje bunker!

1' Fillon ndeshja, anglezët për fitore.

Intonohen himnet.

 Me ndeshjen Ukrainë – Angli merr fund edhe faza e çerekfinales së Kampionatit Evropian.

Ukraina apo Anglia do të ndeshen me Danimarkën.

Në gjysmëfinalen tjetër ballafaqohen Spanja – Italia. 

Ukraina - Anglia 

Stadiumi 'Olimpico' në Romë.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Ukraina: Bushchan - Zabarnyi, Kryvtsov, Matviienko - Karavaev, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk, Shaparenko - Yarmolenko, Yaremchuk.
Anglia: Pickford - Walker, Stones, H. Maguire, Shaw - Phillips, Rice, Sancho, Mount, Sterling - H. Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat