Manchester United arrin marrëveshje me Raphael Varane

Futboll

Manchester United arrin marrëveshje me Raphael Varane

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 23:48
Raphael Varane

Klubi anglez Manchester United është afër transferimit të mbrojtësit të Real Madrid Raphael Varane.

Sipas ‘ABC’, Varane ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e Man Utd.

Mbrojtësi pritet të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me “Djajtë e Kuq” me pagë 12 milionë euro, ndërsa Real Madrid i ofronte marrëveshje katër-vjeçare me rrogë shtatë milionë euro ofertë të cilën mbrojtësi e refuzoi.

Tani mungon vetëm akordi mes dy klubeve, United po ofrojnë 45 milionë ndërsa “Los Blancos” kërkojnë rreth 55 milionë euro.

Marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet gjatë ditëve në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat