Reagon edhe Tahir Batatina, shpreh shqetësimet e tija 

Futboll

Reagon edhe Tahir Batatina, shpreh shqetësimet e tija 

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2021 Në ora: 00:38
Reagon edhe Tahir Batatina, shpreh shqetësimet e tija 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, reagon me vendimin e Dritës nga Gjilani, që do të luajë pa shikues kundër Deçiqit nga Tuzi, në ndeshjen e Conference League në futboll. Kryetrajneri i fituesit të Kupës së Kosovës, është i shqetësuar.   

“Sapo e pashë postimin e klubit FC Drita, skuadër e cila zhvillon ndeshje në Konferencë Ligë dhe pas vështirësive që qeveria jonë po ia krijon sportit dhe posaçërisht futbollit ku nuk i lejon më shumë se 15% të tifozëve, kjo skuadër ka vendosur që ndeshjen e rrethit të parë kualifikues si vendas ta zhvilloj pa praninë e shikuesve.

Ne nuk kemi ndonjë stadium gjigant dhe sa do tifozë që do të pranohen nuk do i mbulojnë shpenzimet e klubit për organizim! 

Kjo tregon sa janë të interesuar institucionet tona për sportin dhe rininë tonë ku shtetet fqinje si Maqedonia po i lejon 30% të shikuesve, pra ne skuadra e Llapit do të luajmë para 10000 shikuesve në Shkup ndërsa këtu në Kosovë neve na mohohet e drejta që në këto ndeshje sado pak t'i zbusim shpenzimet dhe t'i kënaqim tifozët tanë që kanë pritur me gëzim që skuadrat kosovare të luajnë në garat evropiane dhe tash ata nuk mund të jenë prezent as edhe pas më tepër se 1 viti pauzë shkaku i masave ekstreme për nivelin e jetesës në Kosovë.

Cili është misioni i politikës kosovare? Shkatërrimi i rinisë apo largimi i tyre nga vendlindja?

Pse vetëm ne kemi gjithmonë kritere që ta penalizojmë popullin tonë?

A duhet që të gjitha tifozeritë të mblidhen para qeverisë dhe të protestojnë sepse duhet të lejohen shikuesit në tribuna në numër më të madh sepse ne nuk kemi stadiume me kapacitete të mëdha?

Cili është motivi i donatorëve dhe njerëzve që po japin për sportin dhe që nuk po përkrahen në asnjë formë nga shteti ynë?

Ne KF LLAPI u bëjmë thirrje institucioneve tona përkatëse dhe përgjegjëse që urgjentisht të merren me zgjedhjen e këtij problemi që të lejohen së paku 50% e kapacitetit të stadiumeve tona dhe ne t'i kemi mundësitë që t'i kemi prezent në tribuna tifozët e skuadrave!

A është diskriminuese lufta në fushë e djemve tanë përgjatë një viti rresht dhe kur ata arrijnë sukses në nivel vendi nuk i kanë në mbështetje tifozët në tribuna?

A duhet ta ngrisin zërin të gjithë ata që janë afër futbollit dhe të mbeshteten nga të gjithë adhuruesit e futbollit dhe të ndryshohen vendimet e qeverisë për ndeshjet ndërkombëtare?

A e meritojmë maltretimin si skuadra dhe si njerëz të sportit dhe të futbollit?

A duhet të konsultohen njerëzit e sportit dhe të futbollit edhe nese nuk janë pjesë e institucioneve tona?
Shikoni e merrni shembuj nga kampionati evropian që i kanë të mbushur stadiumet ndërsa ne ua mbyllim dyertë shikuesve tanë!!!

Cili është motivi i rinisë sonë për këtë vend?

Me çfarë po mburremi ne si shtet?
- Me asgjë tjetër veç se me sport”, reagon Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat