Rodrigo De Pol te Atletico

Futboll

Rodrigo De Pol te Atletico

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:18
Rodrigo De Pol te Atletico

Atletico Madrid si duket e ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Pol.

Lajmi u bë i ditur nga agjenti i njohur Fabricio Romano i cili dha edhe detaje të këtij operacioni. De Pol do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Atletikos këtë muaj sapo të mbaroj angazhimet me Argjentinën në “Copa America”.

Operacioni do të kryhet mbi bazën e 35 milionë eurove dhe për 27 vjeçarin do të ketë një kontratë 5 vjeçare.

De Pol spikati në 5 sezone të luajtura me Udinezen në Serinë A teksa tani do të bëhet gati për hapin e madh në karrierë për tu bërë pjesë e kampionëve të Spanjës.

Argjentinasi ishte një dëshirë e vjetër e dyja ekipeve të Milanos, Interit dhe Milani, por skuadra e Simeones lëvizi më shpejtë duke joshur Udinezen me ofertën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat