Messi: Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë

Futboll

Messi: Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:52
Messi: Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë

Lionel Messi ishte protagonist për Argjentinën në çerekfinalet e Kupës së Amerikës ndaj Ekuadorit, pasi dha dy asiste dhe shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke kualifikuar “albiçelestët” në gjysmëfinale.

Në përfundim të ndeshjes, kapiteni i Argjentinës pranoi se rezultati është disi i gënjeshtërt, pasi përballja me Ekuadorin nuk ishte aspak e lehtë dhe u zgjidh vetëm pas shënimit të golit të dytë nga Lautaro Martinez.

“Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë dhe ka shumë energji, pasi ka shumë djem të rinj,. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kështu rezultoi. Ndeshja ishte shumë e luftuar derisa shënuam golin e parë, ndërsa më pas në fund ishim me fat, duke shënuar edhe dy herë të tjera”, deklaroi kapiteni argjentinas.

Cilësia e fushave të futbollit në Brazil nuk është optimale dhe këtë e pranon edhe 6 herë fituesi i Topit të Artë, që shpjegon se pikërisht për shkak të terreneve, shpesh ndeshjet e Argjentinës komplikohen më shumë se duhet.

“Në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur në këtë kompeticion, terrenet kanë lënë për të dëshiruar dhe na e kanë vështirësuar shumë punën. Kushtet janë të barabarta për të dy skuadrat, por fusha e keqe penalizon ekipet që luajnë më shumë me topin në tokë dhe kanë iniciativën, teksa në të njëjtën kohë, ndihmon kundërshtarët të mbrohen më mirë”, u shpreh Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat