​Sancho: Nuk dua të flas për Manchester United

Futboll

​Sancho: Nuk dua të flas për Manchester United

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:19
Jadon Sancho

Ylli anglez pritet të kompletojë transferimin në “Old Trafford”, por për momentin nuk është duke e menduar atë gjë.

Jadon Sancho ka thënë që ai nuk do të mendoj për transferimin e tij tek Manchester United derisa Anglia është pjesë e Euro 2020.

Sulmuesi i krahut i Borussia Dortmundit pritet të kompletojë kalimin në “Old Trafford”. Të dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit, dhe ka mbetur që Sancho të përfundoj testet mjekësore para se të bëhet lojtar i Manchester United.

Mbrëmë, ai filloi ndeshjen e Anglisë kundër Ukrainës nga minuta e 1’, hera e parë kjo në këtë Kampionat Evropian, ku “Tre Luanët” mposhtën ukrainasit me rezultat 4:0 në çerekfinale, dhe Sancho tani ka premtuar që fokusi i tij do të vazhdojë të jetë suksesi me Anglinë në Euro 2020.

“Me thënë të drejtën, unë nuk dua të flas për Manchester United. Tani dua të fokusohem vetëm tek Anglia”, tha Sancho për “BBC Radio5 Live” kur u pyet për transferimin e tij.

“Jam duke u ndjerë mrekullueshëm. Sonte fitorja ishte e padiskutueshme, dhe un jam i lumtur që mu dha mundësia për të luajtur. Ky është një moment special për mua”, shtoi ylli anglez.

Tani, Sancho do të shpresojë që të paraqitet edhe kundër Danimarkës në gjysmëfinale, dhe në finale kundër Spanjës ose Italisë, në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Vetëm kur të mbarojë kjo garë për Anglinë, Sancho do të kompletojë transferimin e tij tek Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat