KF Deçiqi i përgatitur kundër Dritës, Vulaj: Besojmë në kualifikim

Futboll

KF Deçiqi i përgatitur kundër Dritës, Vulaj: Besojmë në kualifikim

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:24
KF Deçiqi i përgatitur kundër Dritës, Vulaj: Besojmë në kualifikim

Drita nga Gjilani dje edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se do të luajnë si vendas pa shikues në rrethin e parë eliminator të Conference League. 

Nënkampioni i Kosovës, Drita, do të ballafaqohet me skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Deçiq të Tuzit.

Deçiq është prej skuadrave më të organizuara në Mal të Zi.

Image

Klub që ishte në finale të Kupës së Malit të Zi dhe përfundoi në pozitën e tretë të kampionatit. 

Deçiqi kërkon rezultat pozitiv me 8 korrik (20.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti i Deçiqit, Kristijan Vulaj, anëtar i kombëtares së Malit të Zi, tha se skuadra e tij është mirë e përgatitur për sfidat evropiane. 

Deçiqi ka lojtarë cilësorë dhe për herë të parë në historinë e saj 95 – vjeçare merr pjesë në garat evropiane. 

Image

Kristijan, sa është i përgatitur Deçiqi para sfidës me Dritën, sa keni njohuri dhe ku janë përparësitë e skuadrës tuaj?

“Po përgatitemi gjithsesi, faza përgatitore kaloi në mënyrë të shkëlqyer.

Ndjehemi mirë dhe me padurim po presim ndeshjen e parë. 

Prapë e them se Drita është një klub me emër dhe me traditë gjë që tregojnë edhe rezultatet, sidomos në vitet e fundit, por gjithsesi se besojmë në kualifikim. I dijmë cilësitë tona dhe shpresojmë t’i tregojmë ne dy ndeshje kundër tyre.

Për përparësi, mund të them vetëm se shpresoj të tregojmë lojën tonë dhe se rezultati nuk do të mungoj”, thotë Vulaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat