Fatosët e 2 Korrikut - më të mirët 

Futboll

Fatosët e 2 Korrikut - më të mirët 

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:40
Fatosët e 2 Korrikut - më të mirët 

Fatosët e 2 Korrikut, dalin fitimtarë nga "Summer Cup Football Tournament"!

Dita e djeshme, njëkohësisht e fundit e kësaj faze të turneut, ishte e rezervuar për ndeshjet finale, ku 2 Korriku u kualifikua me moshat U-13 dhe përballë pati skuadrën nga Podujeva, Llapin.

E siç duket, verdheblutë nuk u mjaftuan me trofeun e kadetëve të fituar ditë më parë po në këtë turne, dhe kësisoj arritën që të triumfojnë edhe tek fatosët, duke fituar duelin final me rezultat 2:0, me golat e Andi Imshitit dhe Omer Shalës, gola këta që siguruan trofeun e dytë për fatosët në këtë edicion.

Ndërsa tanimë kur turneu ka përfunduar, djelmoshat do të qëndrojnë edhe sot deri në mesditë në qytetin e Durrësit dhe pastaj do të marrin rrugë drejt Prishtinës, njofton KF Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat