Toni Kroos është një ndër mesfushorët më të mirë në botë

Futboll

Toni Kroos është një ndër mesfushorët më të mirë në botë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:18
Toni Kroos është një ndër mesfushorët më të mirë në botë

Pasi u tërhoq nga kombëtarja gjermane, Toni Kros ka treguar se kur do të heqë dorë nga futbolli i luajtur.

Në një intervistë për ‘’BILD’’, mesfushori u shpreh se do të luajë dhe dy vite të tjera më pas do të lërë futbollin.

“Unë mendoj se viti 2023 mund të jetë viti i duhur për pensionin tim. Unë do të jem 33 vjeç, por do të vendos nëse do të rinovoj për një apo dy vite”.

“Sigurisht që do të pensionohem me fanellën e Real Madridit 100%’’, u shpreh Kros.

Toni Kros është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe për këtë flet karriera e tij ku ka fituar një numër të madh titujsh në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat