Batha magjeps rumunët

Futboll

Batha magjeps rumunët

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:35
Batha magjeps rumunët

Idriz Batha magjeps rumunët. Mesfushori gjirokastrit, nuk ka humbur kohë, teksa ka nxjerrë menjëherë “flatrat” në aventurën e tij të re me skuadrën e UTA Arad.

Ish-kapiteni i Tiranës, realizoi një supergol me goditje dënimi nga 28 metra, në miqësoren ndaj sllovenënve të Alumunij, ku skuadra e Bathës, triumfoi me përmbysje.

Ky ishte goli i parë i 29-vjeçarit, me fanellën e UTA Arad, edhe pse në një ndeshje miqësore. 

Goditjet e dënimit janë një specialitet për Bathën, që preson të shndërrohet në një lider të vërtetë te skuadra e tij, në këtë aventurë të parë jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat