Kabashi largohet nga Flamurtari

Futboll

Kabashi largohet nga Flamurtari

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:59
Kabashi largohet nga Flamurtari

Veton Kabashi pas një kohe largohet nga skuadra e Flamurtarit të Prishtinës. 

Futbollisti tha se ka kaluar periudhën më të mirë dhe iu është mirënjohës klubit kuqezi. 

“Pas disa sezonave te kaluara të ky ekip, nga sot nuk do të jem pjesë e KF Flamurtarit, duke kaluar shumë kohëra të mira, që do të mbesin gjatë në mendjen dhe zemrën time. 

Një falënderim të veçantë për presidentin e klubit Imer Ademi i cili nuk u kursye asnjëherë, drejtorin sportiv Agim Hasani i cili është gjithmonë afër klubit, drejtorin gjeneral Armend Ademi, sekretarin dhe trajnerin e palodhshëm Artan Bytyçi, si dhe të gjithë trajnerët dhe bashklojtarët, që ishim së bashku pjesë e klubit ndër vite”, njofton Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat