​Gjermani Felix Brych referon ndeshjen e parë gjysmëfinale EURO 2020

Futboll

​Gjermani Felix Brych referon ndeshjen e parë gjysmëfinale EURO 2020

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 21:27
Ilustrim

Felix Brych është emëruar si arbitri kryesor për ndeshjen e parë gjysmëfinale të evropianit Itali-Spanjë në Londër, më 6 korrik.

Për Brych, do të jetë ndeshja e pestë në këtë Euro, pasi ai në fazën e grupeve ndau drejtësinë në ndeshjet Holandë - Ukrainë (3-2) dhe Finlandë - Belgjikë (0-2), në raundin e 16 referoi ndeshjen Belgjikë - Portugali (1-0), dhe çerekfinalen Ukrainë - Angli (0-4).

Brych do të ndihmohet në fushë nga bashkatdhetarët Mark Borsch dhe Stefan Lupp, dhe në dhomën VAR nga Marco Fritz. Rusi Sergei Karasyov është emëruar gjyqtari i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat