Marrëveshja do mbyllet brenda javës së ardhshme, Hysaj kalon te rivali italian

Futboll

Marrëveshja do mbyllet brenda javës së ardhshme, Hysaj kalon te rivali italian

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 21:26
Marrëveshja do mbyllet brenda javës së ardhshme, Hysaj kalon te rivali italian

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj në javën e ardhshme do bëhet me skuadër të re.

Shqiptari nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët për rinovim të kontratës me Napolin, andaj do largohet si agjent i lirë.

Hysaj me të gjitha gjasat do të transferohet te gjiganti italian, Lazio, derisa mungojnë vetëm detajet lidhur me pagën dhe marrëveshja do mbyllet në javën e ardhshme.

Përparësi për Hysaj do jetë që do punojë me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar te Napoli, ku ishte titullar i padiskutueshëm.

Ndërkohë, ende nuk dihet asgjë lidhur me të ardhmen e Vedat Muriqit dhe nëse është në projektin e Sarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat