Mbrojtësi i Liverpoolit: Jam i zhgënjyer që humba Evropianin, por do rikthehem për sezonin e ri

Futboll

Mbrojtësi i Liverpoolit: Jam i zhgënjyer që humba Evropianin, por do rikthehem për sezonin e ri

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:00
Alexander-Arnold

Mbrojtësi i djathtë i Liverpool, i cili ishte ftuar në skuadrën e Gareth Southgate, është detyruar të largohet nga Kombëtareje për shkak të një lëndimi që e mori në një miqësore kundër Austrisë në ije.

Trent Alexander-Arnold e ka përshkruar secilën ditë si “një hap të ri” derisa ai është rikuperuar nga një lëndim në ije që e la atë jashtë Euro 2020.

Mbrojtësi i Liverpoolit ishte ftuar nga Gareth Southgate për të luajtur për Anglinë, por ai u lëndua në një miqësore të Tre Luanëve kundër Austrisë që bëri që ai të jetë jashtë listës së 26 lojtarëve të ftuar. Ben White i Brighton e ka zënë vendin e tij në skuadër, e cila ka arritur tani në gjysmëfinale, por në Angli thonë se ylli që po i mungon kësaj skuadre është në rrugë të mirë për t’u rikuperuar.

“Çdo ditë një jap i ri, çdo ditë po ndihem më mirë, më në formë dhe mendoj që në ndeshjet parasezonale do të jem mirë”, ka thënë Alexander-Arnold për BBC gjatë fitores 4-0 të Anglisë në çerekfinale të shtunën në Romë. “Natyrisht, kam pushuar për pak javë dhe pastaj do të përpiqem që të jem gati për në sezonin e ri”.

I pyetur se a ndihet keq për mungesën e tij në Kombëtare – pasi që ai ishte pjesë e ekipit në Rusia 2018 që arriti në gjysmëfinale të kësaj gare – Alexander-Arnold ka thënë se padyshim që “ishte një zhgënjim për të që nuk është aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat