“Legjendat” të enjten drejt Shkupit në përkrahje të Llapit

Futboll

“Legjendat” të enjten drejt Shkupit në përkrahje të Llapit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:17
“Legjendat” të enjten drejt Shkupit në përkrahje të Llapit

Tifozët e Llapit “Ultras Legjendat” do të udhëtojnë të enjten drejt Shkupit, ku skuadra me po të njëjtin emër është rival i tyre në Ligën e Konferencës.

Llapjanët për këtë duel do të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut në formë të organizuar.

“Grumbullimi i të hollave për biletën hyrëse dhe udhëtimin fillon nga sot deri ditën e hënë tek Caffe Bar “Calabria” (përball Liria Bau Center, afër shkollës ekonomike “Isa Boletini”). Çmimi i biletës së bashku me transport vajtje-ardhje është 5 euro”, ka shkruar një nga përfaqësuesit e tifozëve.

Kjo ndeshje që zhvillohet me 8 korrik, fillon nga ora 20:00 në stadiumin “Todor Proeski National Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat