Plani i Pochettinos me Sergio Ramos

Futboll

Plani i Pochettinos me Sergio Ramos

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:26
Sergio Ramos

PSG gjatë javës së ardhshme pritet ta kompletojë transferimin e mbrojtësit Sergio Ramos.

Spanjolli pas 16 viteve u largua nga Real Madrid, ndërsa vendosi t’i bashkohet “Parisienëve”, me të cilët ka arritur marrëveshje për kontratë dyvjeçare.

Duke marrë parasysh ardhjen e Ramos, Pochettino është duke konsideruar formacionin titullarë.

Realiteti është se tekniku argjentinas ka pasur dy titullarë të padiskutueshëm si Kimpembe dhe Marquinhos.

Një ndër opsionet për Pochettinon është të luajnë me tre qendërmbrojtës dhe dy mbrojtës që rikthehen, njëri do jetë Achraf, që është afër ta kompletojë transferimin dhe tjetri është Bernatt që do rikthehet nga lëndimi afatgjatë.

Tjetër alternativë për Pochettinon, është ta vendos Marquinhos në mesfushë, diçka që kanë bërë Tuchel dhe Emery edhe pse braziliani është më i rehatshëm prapa.

Sipas Le Parisien, arritja e Ramos ka vendosur disa keqkuptime në dhomën e zhveshjes, duke marrë parasysh se është lojtar që do këtë prioritet në formacionin bazë.

Leonardo që vendosi ta transferojë ish kapitenin e Realit është në dijeni që spanjolli nuk e liron vendin pa qenë i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat