Southgate: Italia ka një ekip fantastik, janë shumë të rrezikshëm

Futboll

Southgate: Italia ka një ekip fantastik, janë shumë të rrezikshëm

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:47
Southgate: Italia ka një ekip fantastik, janë shumë të rrezikshëm

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka lavdëruar ekipin tjetër gjysmëfinalist, Italinë.

Southgate tha se është i impresionuar nga skuadra e Italisë.

“Ata janë një ekip fantastik, më kanë bërë përshtypje qe 2 vjet tashmë. Roberto bëri një punë të shkëlqyeshme, për sa i përket detajeve taktike, stilit të lojës dhe më pas keni dy gladiatorë në mbrojtje, me shumë përvojë. Është një ekip fantastik, shumë i rrezikshëm ”, tha Southgate.

Anglia do të përballet me Danimarkën, kurse Italia me Spanjën për të caktuar dy ekipet finaliste të Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat