Chiesa lavdëron shokun e tij të skuadrës

Futboll

Chiesa lavdëron shokun e tij të skuadrës

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:11
Federico Chiesa

Federico Chiesa është duke u përgatitur të luajë kundër shokut të tij të skuadrës në Juventus, Alvaro Morata kur Italia përballet me Spanjën në gjysmëfinale të Euro 2020

Azzurri dhe Stuhiua e Kuqe pritet të përballën në gjysmëfinale të Euro 2020 dhe Chiesa pret një “ndeshje të vështirë” kundër skuadrës së Luis Enriques. “Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Spanjës”, tha Chiesa për Sky Sport Italia. “Ata dinë ta mbajnë topin shumë. Ashtu siç bëjmë ne! Do të jetë ndeshje e vështirë, por do të jetë e njëjtë sikurse ndeshjet që kemi pasur deri tani”.

“Ata kanë formë më të ndryshme, ata luajnë 4-3-3, por ne jemi më dinamik në fushë me role që i ndërrojmë qoftë në sulm apo në mbrojtje. Nuk është që nuk jemi inspiruar nga Spanja, sepse ne kemi formë të njëjtë lojës”.

“Mbajtja e topin, presioni i lartë dhe përpjekja për ta dominuar kundërshtarin. Sigurisht në fushë kjo zhvillohet ndryshe. Spanja e ka bërë këtë për disa vite, por ne e mbajmë topin për ta finalizuar në gol, për të pasur më shumë mundësi shënimi, pra për të sulmuar dhe dominuar”.

Chiesa e pranon se është më lehtë të luash në sulm kur ke një “mesfushë fantastike” siç e ka Italia.

“Ne kemi një mesfushë fantastike. Është mirë për sulmues kur kanë një mesfushë sepse topi gjithmonë vije në kohë të ju dhe ju mund të fokusoheni për ta kapur atë”, shtoi ai.

Ish lojtari i Fiorentinas thotë se mezi pret të luajë kundër shokut të tij të skuadrës te Juventusi, Alvaro Morata të martën. “Ne e kemi uruar njëri-tjetrin për golat”, tha ai. “Ne gjithmonë flasim, më pëlqen ai. Ai është njeri prej lojtarëve që me ka ndihmuar të adaptohem më mirë kur kam kaluar në Juve. Do të jetë mirë sepse do ta takojë atë në gjysmëfinale”.

Chiesa ka thënë se ai “natyrisht” ëndërron ta fitojë Euro 2020 këtë verë, por ka thënë se ata do të jenë të fokusuar në ndeshjen kundër Spanjës. “Tashmë, për të luajtur në një turne kaq të rëndësishëm për kombëtaren është një ëndërr e bërë realitet. Pastaj, çdo gjë që do të ndodh do të jetë diçka më tepër”.

“Natyrisht, ju ëndërroni dhe shpresoni ta fitoni. Gjithmonë dëshironi të luani në nivele të larta, nivele të larta futbolli. Edhe një ëndërr të bëhet realitet. Por, para se të bëhet kjo ne duhet të fokusohemi dhe ta fitojmë ndeshjen e radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat