Atletico Madrid transferon Marcos Paulo

Futboll

Atletico Madrid transferon Marcos Paulo

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:15
Marcos Paulo

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e talentit brazilian, Marcos Paulo.

Paulo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare pasi përfundoi me sukses testet mjekësore.

20-vjeçari ishte ndër më premtuesit te Fluminense edicionin e kaluar, duke zhvilluar 24 ndeshje dhe regjistruar tre gola dhe tre asistime.

“Kemi arritur marrëveshje me një lojtar të ri. Braziliani ka nënshkruar për pesë vite. Marcos Paulo Costa do Nacimento është lojtar i ri i Atletico Madridit”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Atletico pritet ta kompletojë edhe transferimin e De Paul nga Udinese.Marcos Paulo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat