Flet para ndeshjes, Zekirja Ramadani: Synojmë të shënojmë gol kundër Ferencevaros

Futboll

Flet para ndeshjes, Zekirja Ramadani: Synojmë të shënojmë gol kundër Ferencevaros

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:23
Zekirja Ramadani

Zekirja Ramadani është shfaqur në konferencën e parë për shtyp në Ligën e Kampionëve, e ku është duke e përgatitur FC Prishtinën për ndeshjen kundër Ferencevaros.

FC Prishtina do të këtë një përballje të vështirë kundër Ferencevarosit të martën në mbrëmje dhe Zekirja Ramadani ka dhënë konferencën e tij të parë para kësaj ndeshje.

Tekniku prishtinas është dukur në disponim të mirë derisa ka thënë se ata kanë synim që s’paku të shënojnë një gol kundër hungarezëve të Ferencevarosit.

“E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta”, tha Ramadani.

Ramadani ka theksuar se skuadra vendase e Ferencvaros është favorit absolut para takimit të nesërm.

“Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e nesërm kanë një trajner të ri duke shpresuar që  mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti”, tha Ramadani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat