Kush pritet të largohet pas Hakimit nga Interi?

Futboll

Kush pritet të largohet pas Hakimit nga Interi?

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Interi raportohet se synon 100 milionë shitje të lojtarëve derisa Achraf Hakimi do t’i kalojë vetëm testet mjekësore nesër në Paris Saint-Germain, por kush e ka radhën të largohet tani nga Zikaltrit?

Marokeni, sipas La Gazzetta dello Sport, ka kaluar testet mjekësore me PSG nesër dhe Interi pritet të përfitojë 68 milionë euro plus 5 milionë euro bonus për mbrojtësin. Por, shumë shpejt Beneamata do t’i thotë lamtumirë edhe lojtarëve si Joao Mario, Radja Nainggolan, Valentino Lazaro dhe Dalbert Henrique. Zikaltrit kanë transferuar mesfushorin ofensiv, Hakan Calhanoglu dhe portierin Alex Cordaz, por sipas gazetës ata dëshirojnë të përfitojnë 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve për të reduktuar shpenzimet e klubit në 15 për qind.

Kjo shitje e madhe është njohur për të gjithë me muaj të tërë, me Hakimi që ka udhëtuar në Paris për të kryer testet mjekësore dhe ai pritet të nënshkruajë marrëveshje me gjigantët e Ligue 1 ku do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

Është e dhimbshme për Interin kjo, por një sakrificë e nevojshme e cila i sjell ekipit 68 milionë euro plus 5 milionë bonuse nga shitja e Real Madridit. Për të arritur të shifra 100 milionë, Interi po shikon të lirohet nga disa marrëveshje të kësaj vere dhe Joao Mario duket se do të kalojë në Benfica, me mesfushorin që është përjashtuar nga skuadra edhe për stërvitjet për ndeshjet parapërgaditore.

Blerja e parë e Sunin pritet që të këtë vlerën e 7.5 milionë euiro, nëse për të rivalizon Sporting CP ata kanë një klauzolë që kishin pasur me Interin më 2016 ku Zikaltrit do t’i jepnin mundësi atyre që të nënshkruajnë më të dhe nëse ata përmbushin ofertën nga rivalët e tyre në Premeira Liga atëherë oferta do të formalizohet që nesër.

Radja Nainggolan është një tjetër lojtar që është lidhur me një largim nga Interi, nga i cili nuk fitojnë shumë më shitje por largojnë nga lista e pagave një lojtar që ka pagë të madhe. Belgu ka kontratë deri më 2022 dhe fiton 4.5 milionë euro në sezon, por 33 vjeçari dëshiron që ta përfundojë karrierën në Cagliari dhe dëshiron që paga e tij të paguhet në një periudhë tri vjeçare aty. Por ai po ashtu ka kërkuar disa paga nga Interi, për të cilat ata duhet të arrinjë një marrëveshje.

Dalbert dhe Lazaro janë dy lojtarë të tjerë të cilët po ashtu mund të largohen, me CSKA Moskën që janë të interesuar për mbrojtësin brazilian, i cili është kthyer nga huazimi në Stade Rennais. Interi e vlerëson ish lojtarin e Fiorentinas për rreth 6-7 milionë euro për t’u larguar. Lazaro, në anën tjetër, mund të transferohet në Bundesliga derisa ai do të kthehet nga huazimi në Borussia Mönchengladbach.

Interi dëshiron ta shet mbrojtësin, por Newcastle raportohet që janë të interesuar për një marrëveshje huazimi. Trajneri i ri Simone Inzaghi raportohet që dëshiron t’i rishikojë mbrojtësit e krahut gjatë ndeshjeve para-sezonale.

Andrea Pinamonti është një lojtar tjetër që mund të largohet nga San Siro këtë verë, por paga e tij prej 2.2 milionë euro ka dekurajuar disa skuadra të Serie A. Interi ka bërë një investim të rëndësishëm kur kishin sjellur ish sulmuesin e Genoas për pothuajse 20 milionë euro dhe derisa ai mund të këtë disa destinacione në Itali, agjenti Mino raiola është duke shikuar që ta shesë jashtë italianin e ri, gjë e cila mund të rrit fondet të Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat