Janë shënuar më shumë gola se Kampionatin e kaluar ka edhe tre ndeshje deri në fund

Futboll

Janë shënuar më shumë gola se Kampionatin e kaluar ka edhe tre ndeshje deri në fund

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Deri tani janë shënuar 135 gola në 48 ndeshje, që do të thotë një mesatare e lartë prej 2.81 golash për ndeshje

Në fakt deri tani janë shënuar 135 gola në 48 ndeshje, që do të thotë një mesatare e lartë prej 2.81 golash për ndeshje. Sigurisht, para janë gjysmëfinalet dhe finalja për t’u luajtur, kështu që këto statistika pritet të rriten akoma më shumë.

“Euro2020”, përsa u përket golave të shënuar, e ka lënë shumë prapa edicionin e vitit 2016 në Francë, ku u shënuan vetëm 108 gola në 51 ndeshje, me një mesatare prej 2.12 golash për ndeshje. “Euro2016” dhe ky i këtij viti, janë kompeticione ku kanë marrë pjesë 24 skuadra kështu që krahasimi mes tyre është mëse i saktë.

Ky evropian po rezulton kaq spektakolar, pasi nuk është regjistruar asnjë rezultat 0-0, as në 1/8 e finaleve dhe as në çerekfinale, pasi skuadrat gjithnjë kanë parë në drejtim të sulmit edhe në këto faza, ku zakonisht, preferohet që të tregohet më shumë kujdes për të mos pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat