PSG fillon bisedimet me agjentin e Pogbas

Futboll

PSG fillon bisedimet me agjentin e Pogbas

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:49
Paul Pogba

PSG ka kontaktuar përfaqësuesit e mesfushorit Paul Pogba për ndonjë transferim të mundshëm gjatë verës.

Klubi francez synon të nis një epokë të re, andaj duan edhe ta kompletojnë transferimin e francezit.

E ardhmja e Pogba te Man United mbetet në dyshime, meqenëse ka edhe një vit në kontratë.

Duke marrë parasysh se ende nuk ka ndodhur rinovimi, PSG është kërkuar të përfitojë nga situata dhe ta bind për kalimin në :Parkun e Princave”.

Sipas RMC Sport, 28-vjeçari është shumë i hapur për idenë që të largohet nga United dhe të transferohet te PSG-ja.

Momentalisht, Pogba është prioriteti kryesor i klubit francez dhe në rast që dështon do provojnë transferimin e Eduardo Camavinga, lojtar i cili gjithashtu kërkohet nga Manchester United.

Ndërkohë, gjatë javës, PSG do zyrtarizojë disa transferime, si Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat