I pakënaqur me transferimin e Donnarummas, Navas kërkon largimin nga PSG-ja

Futboll

I pakënaqur me transferimin e Donnarummas, Navas kërkon largimin nga PSG-ja

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 23:29
Keylor Navas

E ardhmja e Keylor Navas mund të ndryshojë, kur PSG-ja të kompletojë transferimin e Gianluigi Donnarummas.

Edhe pse klubi francez i ka premtuar se do jetë portieri i parë, Navas e di se Donnarumma nuk do nënshkruante për t’u bërë portieri i dytë.

Ish portieri i Real Madridi ka kontratë edhe për disa vite me PSG-në, pra deri më 2024 dhe largimi i tij do kushtonte 10 milionë euro.

Roma, Milan dhe Juventus janë disa nga skuadrat e interesuara për ‘gardianin’.

Ndërkohë, Navas tani duhet të pres derisa të zyrtarizohet për të mësuar të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat