Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të “Euro 2020”

Futboll

Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të “Euro 2020”

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 00:37
Anglia

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dal të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.

Skuadra e Gareth Southgate do përballet me Danimarkën në gjysmëfinale, derisa do shkojnë me besim të plotë duke marrë parasysh fitoren e thellë ndaj Ukrainës në çerekfinale.

Në rast që mposhtin danezët, në finale do përballen me fituesin e takimit Spanjë – Itali.

Stats Perform i ka dhënë Italisë 39.8 për qind shanse për ta fituar këtë turne.

Anglia shihet si favoriti i dytë në këtë turne me 29.4 për qind edhe pse ende nuk kanë pranuar gol.

Spanja ka shanse 22.4 për qind, derisa Danimarka me vetëm 8.4 për qind.

Ndërkohë, finalja e “Euro 2020” do zhvillohet me 11 korrik në “Wembley”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat