Pedri: Jam me fat që luaj me këtë futbollist

Futboll

Pedri: Jam me fat që luaj me këtë futbollist

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 01:02
Pedri

Pedri ka folur për media para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Italisë.

Mesfushori i Spanjës, ka lavdëruar spanjollin e Liverpoolit, Thiago Alcantara.

Ai ka thënë se është me fat që luan përkrah një lojtari me cilësi të larta si Thiago Alcantara.

“Të shohësh Thiago të stërvitet dhe të luash me të është me fat. Por përveç tij kam shumë kolegë nga të cilët mësoj çdo ditë “, tha Pedri.

Spanja dhe Italia do të përballen nesër nga ora 21:00 në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian për të siguruar një ‘biletë‘ për finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat