Ky pritet të jetë formacioni i Prishtinës

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Prishtinës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:56
Ky pritet të jetë formacioni i Prishtinës

Prishtina do të jetë mysafir i Ferencvarosit në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve.

Zekirija Ramadani ka bërë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje, në stërvitjen e fundit të mbajtur në ‘Groupama Aréna’ në Budapest.

Zeka në mungesë të Lumbardh Dellovës të kthyer nga huazimi te Hajduk Split dhe lëndimit të Leonit Abazit, prite të bëjë disa ndryshime.

Në portë mbetet Ardit Nika, ndërsa në mbrojtje pritet të luajë Qëndrim Zyba, së bashku me Besnik Krasniqin, Leotrim Bekteshin dhe Gledi Micin, shkruan Gazeta Olle.

Në mesfushë pritet të jenë Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Sabjen Lilaj dhe Leotrim Kryeziu.

Sulmi pritet t’i besohet Oto Johnit, ndërsa pas tij pritet të jetë Mendurim Hoti.

Prishtina pritet të ketë edhe zgjidhje të rëndësishme në bankën rezerva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat