Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për futbollistin

Futboll

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për futbollistin

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:31
Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për futbollistin

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje. 

Klubi kuqezi ka bindur presidnetin Massimo Cellino të pranojë ofertën prej 7 milionë eurosh kesh dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh plus kartonin e Giacomo Olzer, i cili vlerësohet 3 milionë euro.

Një vit më parë klubi nga Milanello për huazimin e Tonalit ka derdhur në arkat e Brescia shumën e 10 milionë eurove.

Pritet të ketë lëvizje interesante nmë afatin kalimtar veror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat