Griezmann pranon vendimin e Barcelonës

Futboll

Griezmann pranon vendimin e Barcelonës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:08
Griezmann

Antoine Griezmann e ka pranuar vendimin e Barcelona-s për ta nxjerrë në shitje.

Sipas El Chiringuito, sulmuesi do të nxirret në shitje këtë javë.

Francezi ka pranuar të largohet me kusht që klubi i tij i ardhshëm t’i paguajë të njëjtën rrogë që merr te Barça.

Skuadrat e interesuara për kampionin e botës janë PSG dhe Manchester City.

Për momentin, Barça shpenzon 347 milionë euro për rrogat e lojtarëve dhe La Liga u ka kërkuar katalanasve ta reduktojë këtë shumë në 160 milionë euro në mënyrë që të respektojë tavanin e vendosur nga La Liga.

Griezmann ka një kontratë me Barcelona-n deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat